Përkeq*ësohet situata nga koronavirusi në SHBA, ku me këtë ritëm, po vr*et të paktën një amerikan në çdo minutë. Të paktën 1,707 viktima të reja nga Covid-19 u raportuan të martën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ky është numri më i lartë ditor i vd*ekjeve që nga 14 maji.
Dr. Jonathan Reiner, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit George Washington tha se situata vetëm po përkeqësohet.
“Numri i tmerrshëm i vdekjeve që pamë dje në Shtetet e Bashkuara … pasqyron numrin e njerëzve që ishin infektuar tri javë më parë – dy deri tre javë më parë, sepse kjo është vonesa,” tha Reiner të mërkurën.
Sipas tij në javët e ardhshme parashikohen 3,000 vd*ekje në ditë.
“Mesatarisht, dy deri tre javë më parë, ne po shihnim 70,000 deri 80,000 (të reja) raste në ditë. Dje, kishte rreth 155,000 (raste) të reja. Pra, nëse jeni të alarmuar në 1,700 vde*kje sot, dy deri në tre javë nga tani, ne do të shohim 3,000 vde*kje në ditë”- tha ai.
Ndërsa disa spitale po shterojnë nga punonjësit e kujdesit shëndetësor, SHBA vendosi një rekord të ri për pacientët e shtruar me Covid-19, me 76,830 të shtruar të martën.
Që nga e Mërkura, 47 shtete kishin të paktën 10% më shumë raste të reja ditore sesa javën e kaluar, sipas të dhënave të Johns Hopkins.
Ndërkohë Dakota e Veriut dhe Iowa janë relativisht të qëndrueshme në krahasim me javën e kaluar, por kjo nuk do të thotë shumë, pasi që të dy shtetet kohët e fundit kanë pasur raste të reja, shtrime në spital dhe vde*kje.