Ballina Showbiz Makina iu kthye përmbys/ Reagon pas karambolit në Vlorë Françeska Jaçe: Shumë...

Makina iu kthye përmbys/ Reagon pas karambolit në Vlorë Françeska Jaçe: Shumë trillime, kur flitej për jetën e njeriut…

Modelja e njohur, njëkohësisht dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ditë më parë u përfshi në një aksident automobilistik në qytetin e Vlorës.

Fill pas njoftimit, disa media aluduan se Françeska humbi kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe më pas përfundoi e përmbysur në rrethrrotullimin e Nartës. Sakaq, modelja shqiptare këtë të mërkurë ka treguar të gjithë të vërtetën duke falenderuar të gjithë ata që e uruan dhe e përkrahën pas aksidentit.

“Zoti ju ndihmoftë, faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta. Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar por edhe për ata që kanë gjykuar po ju tregoj arsyen e aksidentit nuk ishte as shpejtësia në një zonë të banuar as alko*ol pasi çdo test ka dalë negativ”.

“Faleminderit të gjithëve për komentet pozitive dhe dua të përmend që komentet negative të trilluara nuk kanë vend në këtë aksident pasi diskutohet jeta e një njeriu. Natyra ime moskokëçarëse që në fillim të jetës sime publike më bën mos t’i marr për bazë dhe mbi të gjitha nëse kam të bëj me njerëz jo me kafshë”, ka shkruar ajo.