Ballina Aktualitet Drejtor i ri në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe...

Drejtor i ri në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për Komunën e Tetovës

“Sot edhe zyrtarisht e pranova detyrën e udhëheqjes së Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për Komunën e Tetovës”, shkruan në profilin e tij Nuredin Deari, drejtori i i ri i këtij institucioni, transmeton Tetova News.

“Detyrën që ma besoi ministri i MBPEU-së, Arjanit Hoxha, zotohem se do ta kryej me përkushtimin më të madh, pasi bujqësia si një degë kyçe e shoqërisë tonë duhet që ta zë vendin e merituar në rajonin e Pollogut, por edhe më gjërë, në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Unë dhe ekipi im, së bashku me ndihmën e MBPEU-së do të japim maksimunim tonë që fermerët nga rajoni i Tetovës të jenë të kënaqur dhe së bashku të ecim përpara”, përmbyll njoftimin e tij Nuredin Deari, kuadër nga Lëvizja BESA, tani drejtor i ri në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për Komunën e Tetovës./Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews