Ballina Aktualitet Shqipëri Humbi babanë nga COVID-i, mesazhi prekës i Myftiut të Shkodrës

Humbi babanë nga COVID-i, mesazhi prekës i Myftiut të Shkodrës

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, mundi ta tejkalojë rendimin e gjendjes nga COVID-i, por ai ati i tij jo.

Që të të dy u shtruan ditë më parë në Turqi, e në kthim, ai erdhi pa babanë.

Në varrimin e tij, Muftiu Sytari përcolli fjalë prekëse, si një recetë morale për çdo njeri në raport me prindërin, referuar etikës islame.

“E falenderojmë Allahun për mirësinë e udhëzimit në Islam.

Njeriu duhet të pranojë sprovat e jetës me besim të fortë dhe me bindjen se çdo gjë në këtë jetë që është kalimtare e ka një përcaktim nga Zoti, i cili na do dhe na mëshiron përmes sprovave dhe mënyrën se si ne përballemi me to.

Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që na keni dhënë këto dy javët e vështira për familjen tonë.

Sot më tepër se asnjëherë tjetër, kemi nevojë për ne, duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrin hakun e madh që ka prindi në jetën tonë.

Nuk ka dhimbje më të madhe se sa kur ndahesh nga prindi, se ne jemi njerëz…I shtrenjti baba jonë, ne të Allahut jemi dhe atje do të kthehemi. Ai po e nis këtë udhëtim sot. Ju e njihnit si besimtar. Ka qenë një njeri me zemër të madhe që ju ka dashur. Nëse duam të jemi shoqëri me vlera, të mos i lëmë pas dore prindërit.

Na dhemb zemra kur dëgjojmë se dikush ka nxjerrë prindërit në rrugë, dikush u ka mbyll dyert e dikush i ka keqtrajtuar. Prindi është mëshirimi i Allahut në jetën e përditshme.

Nëse nuk i respektojmë sa i kemi, çfarë shoqërie do të jemi ne? Ky është një apel për të gjithë…respektoni dhe duajini prindërit se janë të shenjtë”, tha kleriu i njohur shkodran. /tesheshi.com/