Dhëndri i Presidentit turk, Erdogan ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Ekonomisë.
Berat Albayrak e njoftoi vendimin në një postim në Twitter ndërsa e justifikoi me problemet shëndetësore.
“Vendosa që të mos vazhdoja më punën e ministrit pas rreth pesë viteve për shkak të problemeve shëndetësore. Unë do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi të ngushtë. Tani do i kushtoj më shumë kohë familjes sime” tha ai.