Në një koment mbi samitin e djeshëm me ministrat dhe presidentët të landeve gjermane, kancelarja Angela Merkel pranoi se vendimet politike për krizën e koronavirusit janë shumë të ngadalta.
“Unë gjithmonë do të jem këmbëngulëse e paduruar në këtë çështje”, deklaroi Merkel në një fjalim në konferencën e organizuar nga Suddeutsche Zeitung.
“Kushdo që vepron i pari gjithashtu mund të dalë nga kufizimet më herët. Koronavirusi është sfida e shekullit që do të angazhojë të gjithë botën”, theksoi kancelarja.
”Virusi i çon njerëzit në diçka çnjerëzore, si distancimi nga njëri-tjetrin”, shtoi ajo.