Një burrë është ndjerë keq dhe është shembur në tokë në qendër të kryeqytetit pak pas mesditës së sotme. Personi në fjalë siç shihet në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” është rreth të 50-ave dhe shihet që ka rënë në tokë.
Pasi i flasin qytetarë të ndryshëm ai përmendet por pa arritur të çohet më këmbë por vetëm ulur. Kalimtarët i ofrojnë ujë dhe alko*ol për t’u përmendur por nuk e prekin me dorë, për shkak dhe të frikës nga koronavirusi.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e “6 katësheve” shumë pak metra larg urgjencës Kombëtare por megjithatë infermierë të rastin thoshin se duhet te telefonohet ambulanca që të vinte ta merrte.