Ballina Bota Pesë arsye pse Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale

Pesë arsye pse Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale

Nga Anthony Zurcher, BBC

Pas gati 50 vitesh pjesë e politikës, dhe një jete të tërë me ambicie presidenciale, Joe Biden tashmë do të jetë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk ishte fushatë e zakonshme amerikane. Ajo u zhvillua mes një pandemie që ndodh një herë në një shekull dhe trazirave të pashembullta shoqërore.

Duke i shtuar edhe faktin që Joe po garonte kundër një presidenti të pazakontë. Por në përpjekjen e tretë për t’u bërë president i SHBA-së Biden dhe ekipi i tij gjetën një mënyrë për të ecur përpara pavarësisht pengesave politike dhe për të arritur deri te fitorja që, megjithëse e ngushtë, ka tejkaluar totalin e përgjithshëm të milionave votave të Trump.

Këto janë pesë arsyet që djali i një shitësi makinash nga Delaware më në fund fitoi presidencën.

1.Covid, Covid, Covid

Ndoshta arsyeja më e madhe që Biden fitoi presidencën ishte diçka jashtë kontrollit të tij.

Pandemia e koronavirusit, e cila ka shkaktuar 230 mijë viktima transformoi gjithashtu jetën dhe politikën amerikane në vitin 2020. Dhe në ditët e fundit të fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme, vetë Donald Trump duket se e pranoi diçka të tillë.

“Boll më me lajmet e rreme, gjithçka është Covid, Covid, Covid, Covid”, tha presidenti në një tubim javën e kaluar në Wisconsin, ku u pa një rritje esksponenciale e rasteve.

Sipas një sondazhi muajin e kaluar nga Pew Research, demokrati kishte një epërsi prej 17 për qind ndaj Trumpit për sa i përket  koronavirusit.

Pandemia dhe rënia ekonomike e rrëzuan mitin e Trump nga mesazhi i tij i preferuar i fushatës për rritjen ekonomike dhe prosperitetin.

Kjo gjithashtu vuri në dukje  shqetësimet që shumë amerikanë kishin për presidencën e tij, prirjen për të vënë në dyshim shkencën, trajtimin e politikave të mëdha dhe të vogla. Pandemia ishte një peshë kryesore në vlerësimin e Trump, e cila sipas Gallup, ra në 38 për qind gjatë verës–  gjë që e shfrytëzoi fushata e Bidenit.

2.Fushatë e “zbehtë”

Gjatë karrierës së tij politike, Biden fitoi një reputacion të mirë duke folur për problemet e ndryshme. Gafat e tij gjatë fushatës së vitit 1987 bënë që ai të humbiste garën presidenciale, deri në vitin 2007 kur kandidoi sërish.

Në provën e tretë për Zyrën Ovale, Biden ende nuk kishte përmirësuar përballjen me popullin, pavarësisht se paraqitjet e tij ishin shumë të rralla.

Një arsye për këtë natyrisht, është se vetë presidenti ishte një burim i paepur i ciklit të lajmeve. Një faktor tjetër ishte që kishte histori më të mëdha – pandemia e koronavirusit, protestat pas vdekjes së George Floyd dhe kriza ekonomike – të cilat kishin dominuar vëmendjen kombëtare.

Por të paktën një farë merite duhet t’i jepet një strategjie të mirë menduar nga fushata e Biden për të kufizuar ekspozimin e kandidatit të tyre, duke mbajtur një ritëm të matur në fushatë dhe duke minimizuar shanset që lodhja ose pakujdesia mund të krijonin probleme.

Kjo strategji duket se dha një efekt të kundërt. Ndoshta atëherë ironia e Trump, të tilla, si “gjumashi ‘Biden” do të kishin dhënë rezultat.

Biden u përpoq të qëndronte larg rrugës që vendosi të ndërmerrte Trump dhe ta linte atë të ishte ai, goja e të cilit e tradhtoi – dhe, në fund të fundit, kjo dha shpërblimin e duhur, transmeton abcnews.al

3.Kushdo përveç Trumpit

Një javë para ditës së zgjedhjeve, fushata e Biden zbuloi reklamat e saj të fundit televizive me një mesazh që ishte jashtëzakonisht i ngjashëm me atë  në fillim të  fushatës së vitit të kaluar dhe fjalimin e kandidaturës në muajin gusht.

Zgjedhjet ishin një “betejë për shpirtin e Amerikës”, tha ai, dhe një shans për kombin pas 4 viteve  përçarjeje dhe kaos.

Megjithatë, nën atë parullë fshihej një llogaritje e thjeshtë. Biden vuri theksin te politika e Trump, duke e cilësuar atë polarizues, dhe faktin se populli amerikan kishte nevojë për një udhëheqje më të qetë dhe të  qëndrueshme.

“Thjesht jam i rraskapitur nga qëndrimi i Trump si person”, deklaroi Thierry Adams, një francez që kishte jetuar prej 18 vitesh në Florida.

Mesazhi fitues i Bidenit ishte shumë i qartë , ai nuk është si “Trump”. Një refren i zakonshëm nga demokratët ishte se një fitore e Biden, do të tregonte që amerikanët mund të kalonin javë pa menduar për politikën dhe do të ishin të sigurt.  Dukej si shaka, por në fakt kishte një të vërtete brenda saj.

4.Fokusoheni te thelbi

Gjatë fushatës së kandidatit demokrat, konkurrenca e Biden erdha nga e majta e tij, me Bernie Sandersin dhe Elizabeth Warrenin, të cilët zhvilluan fushata të mirë financuara dhe të organizuara që mblodhën turma me madhësi të koncerteve.

Përkundër këtij presioni nga krahu i tij liberal, Biden kishte një strategji të mirë menduar, duke refuzuar të mbështesë kujdesin shëndetësor të udhëhequr nga qeveria, arsimin falas ose taksat.

Kjo e lejoi atë të rriste mbështetjen  e votuesve mesatarë amerikanë dhe të pakënaqur gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Kjo strategji u pasqyrua në zgjedhjen e Biden që bëri me Kamala Harris për postin e zëvendëspresidentes, kur mund të kishte zgjedhur dikë i cili kishte mbështetje më të fortë nga krahu i majtë i partisë.

I vetmja ide apo plan në të cilën biden qëndroi më afër Sanders dhe Warren ishte çështja e mjedisit  dhe ndryshimi i klimës – ndoshta duke llogaritur faktin se për  votuesit më të rinj këto dy çështje kanë shumë përparësi.

“Nuk është sekret që ne kemi qenë kritikë ndaj planeve dhe angazhimeve të zëvendës-Presidentit Biden në të kaluarën,” tha Varshini Prakash, bashkëthemelues i grupit të aktivistëve mjedisorë “Lëvizja Agimi” në korrik.

5.Më shumë para, më pak probleme

Në fillim të këtij viti, arkat e fushatës së Bidenit ishin pothuajse bosh. Ai nisi fushatën e përgjithshme në disavantazh me Trump, i cili kishte kaluar praktikisht të gjithë presidencën duke mbledhur një miliard dollarë.

Pas muajit prill, fushata e Biden u shndërrua në një karroce për mbledhjen e fondeve, dhe  pjesërisht për shkak të fushatës së Trump – ai në fund arriti të mblidhte më tepër para se kundërshtari i tij. Në fillim të tetorit, fushata e Biden kishte grumbulluar 144 milionë dollarë cash sesa Trump.

Por paraja nuk është gjithçka. Katër vite më parë, fushata e Hillary Clintonit kishte një epërsi të konsiderueshme mbi Trump për sa i përket  mbledhjes së parave.

Por në vitin 2020, kur fushata personale u kufizua nga koronavirusi dhe amerikanët në të gjithë vendin kishin më shumë kohë të ndiqnin mediat, avantazhi i parave të grumbulluara të Biden bëri që mesazhi i tij të depërtonte  tek votuesit dhe të çonte mesazhin e tij deri në fund.

Kjo e lejoi atë të zgjeronte hartën elektorale, duke i shfrytëzuar  paratë në ato  shtete që dukeshin të pamundura për të fituar si Texas, Georgia, Ohio dhe Iowa.  Biden, e vuri Trumpin në vështirësi, duke hedhur poshtë atë që shtet që dikur ishte konservator – Arizonën dhe duke luftuar fort në Georgia.

Paratë krijojnë mundësi dhe kurajo, dhe Biden e shfrytëzoi këtë gjë në të mirën e tij.Përktheu Sonila Backa