Ballina Shëndeti Koronavirusi Koronavirusi i merr jetën ish deputetit, mundësit dhe trajnerit të njohur shqiptar

Koronavirusi i merr jetën ish deputetit, mundësit dhe trajnerit të njohur shqiptar

Koronavirusi i merr jetën mundësit dhe trajnerit të njohur shqiptar Shkëlqim Troplini.

Mundesi i njohur ishte prekur nga Covid-19 dhe prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma të theksuara të sëmundjes.

55-vjeçari, mësohet se pasditen e djeshme ishte shtruar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por nuk mundi dot të mbijetonte.

Pavarësisht trajtimit në intubim, mundësi Troplini e humbi betejën për jetën.

Ish deputeti i PS, Shkëlqim Troplini nuk u bë pjesë e listës së Edi Ramës për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 dhe për këtë arsye ai ka nisur të mbështesë në fushatë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Vlen te theksojme se kane qene disa takime te kryetares se LSI Monika Kryemadhi ne Durres, ku ka marre dhe gjoben e dyte per shkak te refuzimit te mbajtjes se maskes per te parandaluar koronavirusin!

@tn.lajmelokale
@tetovanews