Ballina Bota Shifra rekord, Gjermania zgjat masat kundër koronavirusit deri në 20 dhjetor

Shifra rekord, Gjermania zgjat masat kundër koronavirusit deri në 20 dhjetor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi se masat kufizuese kundër koronavirusit do të zgjaten të paktën deri në 20 dhjetor dhe ndoshta edhe në janar. Ajo tha se gjermanët do të duhet të mbajnë maska edhe në ambientet jashtë, në zonat për këmbësorë dhe qendrat e qytetit, raporton reuters.

“Numri i rasteve është ende shumë i lartë”, tha Merkel para gazetarëve, por shtoi se masat do të lehtësohen gjatë  Krishtlindjeve.

Rikujtojmë se me 2 nëntor, Gjermania vendosi një “bllokim” të ri për të luftuar valën e dytë të virusit që u përhap në të gjithë Europën. /abcnews.al