Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump, është parë sot në publik për herë të parë që nga e diela, kur rezultatet e zgjedhjeve shpallë fitues të garës presidenciale kundërshtarin e tij, Joe Biden.
Trump dhe Zonja e Parë, Melania, ‘sfiduan’ shiun, ndërsa morën pjesë në vendosjen e kurorës së luleve në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlington, në kuadër të Ditës së Veteranëve.
Çifti presidencial u shoqëruan edhe nga Nënpresidenti Mike Pence dhe Ivanka Trump.
Në deklaratën e tij, Trump vijon të mos pranojë humbjen, ndërsa u shpreh se administrata e tij ka bërë shumë për të përmirësuar jetën e veteranëve dhe përsëriti angazhimet e tij ndaj tyre dhe anëtarëve të ushtrisë.
‘Si Komandant i Përgjithshëm, unë kam luftuar pa pushim për të mbështetur veteranët e Amerikës. Për shumë kohë, Qeveria jonë nuk e kishte përmbushur plotësisht detyrimin e saj’, tha Trump.
https://www.youtube.com/watch?v=qVmv69vyLLk