Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të nis menjëherë punën pas fitores në zgjedhjet presidenciale.
Biden në fjalim e tij të parë si i zgjedhuri i amerikënve për president foli për pandeminë COVID-19. Biden thotë se detyra e parë e tij është marrja nën kontroll e pandemisë së koronavirusit. “Kjo është mënyra e vetme që ne mund t’i kthehemi jetës”, thotë ai.
“Të hënën, unë do të emërojë një grup të shkencëtarëve dhe ekspertëve kryesorë si këshilltarë të tranzicionit për të ndihmuar në marrjen e planit Biden-Harris Covid dhe shndërrimin e tij në një plan veprimi që do të fillojë në 20 janar 2021,” thotë ai.
Ai thotë se “nuk do të kursejë asnjë përpjekje” për të parandaluar pandeminë.