Ballina Bota Zëvendëspresidentja e parë e Amerikës për Biden: Zgjodhët shpresën dhe unitetin

Zëvendëspresidentja e parë e Amerikës për Biden: Zgjodhët shpresën dhe unitetin

Joe Biden dhe Kamala Harris folën sonte do para miliona amerikanëve për herë të parë si president dhe zëvendëspresidente të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të zgjedhur në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Harris është e para që u ngjit në skenë në Chase Center në Wilmington, Delaware dhe do të prezanojë presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden.

“Ju zgjodhët shpresën dhe unitetin, mirësjelljen, shkencën dhe po të vërtetën” u tha Harris qytetarëve.

“Ju zgjodhët Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. “Një person, përvoja e humbjes së të cilit i jep atij një ndjenjë qëllimi që do të na ndihmojë si një komb të rimarrim ndjenjën tonë të qëllimit” tha Harris.

Kujtojmë se Harris është gruaja e parë me ngjyrë që u bë zëvendëspresidente e Amerikës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews