Tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Itali.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në pranë Milanos, ndërsa viktima kanë mbetur dy prindërit dhe vajza e tyre 12-vjeçare.
Fillimisht humbi jetën nëna, 39 vjeçe, ndërsa u transportuan në spital babai 41 vjeç dhe vajza e tyre, por që të dy nuk mundën të mbijetonin.
Në gjendje të rëndë në spital gjenden edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, një djalë 16 vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare, shkruajnë mediat përtej Adriatikut, raporton Ora News.
Familja po udhëtonte në bordin e një “Honda Jazz” kur u përplas me dy makina të tjera.