Ballina Aktualitet Ndërron jetë Haki ef Agushi, ish-kryetar i Kuvendit të BFI-së dhe hoxhë...

Ndërron jetë Haki ef Agushi, ish-kryetar i Kuvendit të BFI-së dhe hoxhë në fshatin Tearcë

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të hoxhës tonë, ish kryetari i Kuvendit të BFI-së dhe ish imam në fshatin Tearcë, H. Haki ef Agushi.

Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emër të hoxhallarëve, xhematit të Tetovës dhe në emrin tim personal, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella familjes, shokëve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që rahmetliun ta shpërblejë me xhennet, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.

BFI-Myftinia e Tetovës
Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

@tn.lajmelokale
@tetovanews