Ballina Kronika Aksidenti në Itali: Humbin jetën dy prindërit me vajzën, dy fëmijët e...

Aksidenti në Itali: Humbin jetën dy prindërit me vajzën, dy fëmijët e tjerë në luftë për jetën (VIDEO)

Tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Itali.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në pranë Milanos, ndërsa viktima kanë mbetur dy prindërit dhe vajza e tyre 12-vjeçare.

Fillimisht humbi jetën nëna, 39 vjeçe, ndërsa u transportuan në spital babai 41 vjeç dhe vajza e tyre, por që të dy nuk mundën të mbijetonin.

Në gjendje të rëndë në spital gjenden edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, një djalë 16 vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare, shkruajnë mediat përtej Adriatikut, raporton Ora News.

Familja po udhëtonte në bordin e një “Honda Jazz” kur u përplas me dy makina të tjera.

@tn.lajmelokale
@tetovanews