Nga Chine Labbe, euronews
Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve nuk ishte kurrë një ngjarje e madhe në SHBA, e aq më pak në Europë. Me akuza për mashtrim masiv të votuesve, procesi ligjor është cilësuar si prova përfundimtare e demokracisë amerikane.
Pothuajse një muaj pas ditës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, dezinformimi rreth votimit vazhdon të lulëzojë në internet –sigurisht në SHBA, por edhe në Europë. Dhe ashtu si kërcënon thelbin e demokracisë amerikane, po ashtu kërcënon të mbjellë mosbesim në procesin zgjedhor në Europë përpara zgjedhjeve thelbësore.
NewsGuard, një kompani që vlerëson besueshmërinë e faqeve të lajmeve dhe informacionit, kanë zbuluar më shumë se 40 faqe në internet në gjuhën frënge, italiane dhe gjermane që botuan pretendime të rreme në lidhje me zgjedhjet e SHBA në 2020.
“Ne të gjithë e dinim se Demokratët në SHBA po planifikonin të manipulonin zgjedhjet … Por ajo që ka ndodhur në ditët e fundit shkon përtej asaj që prisnin edhe ata që kishin frikë nga mashtrimi elektoral,” shkroi një faqe gjermane në 5 nëntor.
Më 26 nëntor, një faqe interneti franceze e ekstremit të djathtë shpjegoi pse “grushti i vazhdueshëm i shtetit ” në SHBA “po kërcënonte botën”.
Grushti i shtetit që po i referohej nuk ishte pretendimi i pabazuar nga presidenti Trump dhe mbështetësit e tij për të përmbysur një zgjedhje legjitime, por për vetë zgjedhjet.
Pretendime të rreme janë shpërndarë gjithashtu në llogari të panumërta të mediave sociale europiane. Me zgjedhjet federale në Gjermani dhe zgjedhjet rajonale në Francë në 2021, udhëheqësit europianë kanë arsye për t’u shqetësuar.
Në pranverën e vitit 2020, komplotet QAnon me qendër në SHBA – të cilat pretendojnë se presidenti i SHBA-së Donald Trump është në një mision sekret për të shpëtuar botën nga një numër elitash që kontrollojnë një rrjet të gjerë të “pedokriminelëve” – u përhap edhe në Europë , duke tërhequr kështu më shumë ndjekës.
Në të njëjtën mënyrë, mashtrimet zgjedhore të lindura në SHBA mund të fillojnë të synojnë proceset zgjedhore europiane dhe t’i përshtaten nuancave dhe kompleksitetit të tyre.
Në Europë duket se do të vazhdojë e njëjta situatë.
Në Gjermani, votimi përmes postës është mjaft i zakonshëm dhe madje është rritur në vitet e fundit. Dhe në Francë, ku u shfuqizua në 1975 – pikërisht për shkak të mashtrimit, disa politikanë po bëjnë thirrje për rivendosjen e tij për të ndihmuar në rritjen e niveleve të votimit, të cilat janë rrëzuar nga pandemia.
“A mund të krahasohet sjellja e këtyre mashtruesve (amerikanë) që nxitën një grusht shteti me atë të së majtës franceze?” Po, sistemi zgjedhor francez është më i sofistikuar se ai amerikan: votimi përmes postës është i ndaluar që nga viti 1975 … Por ka shumë mënyra të tjera, ligjore, për të mbushur kutitë e votimit dhe për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve”.
Faqet e QAnon kanë provuar pretendimet e pabazuara në zgjedhjet e SHBA, dhe pavarësisht kësaj popullariteti i faqeve evropiane të QAnon është rritur në muajt e fundit.
Uebsajtet e keqinformimit nuk janë e vetmja mënyrë e keqinformimit të zgjedhjeve në SHBA. Disa politikanë europianë gjithashtu kanë mbështetur historitë në lidhje me mashtrimin e përhapur të votuesve.
Në Itali, Guglielmo Picchi, një anëtar i parlamentit për partinë e krahut të djathtë The League, shkroi në Facebook se Demokratët po përpiqeshin “të vidhnin zgjedhjet”.
Në Gjermani, Beatrix von Storch, nënkryetarja e partisë së ekstremit të djathtë, shkroi në Twitter në 7 nëntor : ” I takon një shteti kushtetues demokratik të eliminojë provat masive të mashtrimit në zgjedhje “.
Në kohën kur ishte dita e zgjedhjeve në SHBA, pretendimet për një proces të manipuluar kishin qarkulluar për muaj të tërë. Fakti që amerikanët kishin qenë të ekspozuar ndaj tyre për kaq gjatë lejoi që akuzat e reja të bëhen virale shumë shpejt.
Hulumtimet kanë treguar se “edhe një ekspozim i vetëm (ndaj pretendimeve të rreme) rrit perceptimet e saktësisë”.
Kjo është arsyeja pse udhëheqësit europianë duhet të shqetësohen se mashtrimet që lidhen me zemrën e demokracive po lejohen të qarkullojnë të pakontrolluara për një kohë të gjatë para se qytetarët të votojnë.
Muaj të pasigurisë dhe ankthit rreth pandemisë kanë zhdukur besimin në mediat kryesore në Europë dhe shumë uebfaqe të njohura të keqinformimit synojnë të promovojnë më tej idenë se media të mëdha po fshehin të vërtetën.
Tani është koha për t’i ndihmuar lexuesit të kuptojnë se cilat burime mund t’u besojnë, dhe cilat kanë një histori të gjatë të mashtrimeve para se të ndalojnë së besuari plotësisht te demokracia.(abcnews.al)