Avioni i kompanisë, “United Airlines”, i cili ishte nisur nga Orlando dhe kishte destinacion Los Anxhelosin, u përfshi nga k a o s i në bord, pasi një pasagjer i dyshuar me koronavirus ndërroi jetë.
Foto të publikuara nga pasagjerët tregojnë k a o s i n në bord teksa tentonin t’i vinin në ndihmë personit që u ndje keq, i cili u shpall i v d e k u r menjëherë sapo avioni bëri ulje të detyruar në Nju Orlins.
Mjekët u ngjitën menjëherë në bordin e avionit për t’i dhënë ndihmën pasagjerit, teksa të gjithë të tjerët u larguan nga avioni, por nuk ia dolën. Bashkëshortja e v i k t i m ë s zbuloi se burri i saj kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit gjatë ditëve të fundit, ndërsa kishte humbur edhe shijen e nuhatjen, shkruan Daily Mail.