Një grimiere, e cila ka qasje tek ata që konsiderohen “VIP”-a në Shqipëri, Merita Merja ka rrëfyer se u infektua me COVID-19 pas festës me shumë të ftuar për ditëlindje dhe gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e ditëve.
“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”,- kanë qenë këto fjalët që i thanë mjekët, të cilët pas shtrimit në spital nuk i kanë dhënë shpresë për jetën.
“Doktori u dorëzua, më tha që s’kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”,- tregoi Merja.
Pikërisht gjatë kësaj situate në buzë të v a rr i t Merja tregon se ka patur një eksperiencë me botën e përtejme:
“Babi më ka v d e k u r para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Më ka ardh motra më ka thënë: “Ça po bën?”. I thashë: “Asgjë, po flija gjumë”. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”.