Ballina Aktualitet Këngëtari Kujtim Prodani infektohet me Covid 19, poston foton nga shtrati i...

Këngëtari Kujtim Prodani infektohet me Covid 19, poston foton nga shtrati i ‘Shefqet Ndroqit’

Këngëtari Kujtim Prodani është infektuar me Covid 19, dhe ndodhet i shtruar në spitalin Covid 2 në Tiranë.

Lajmin e bën të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se Covid i ka marrë shumë miq dhe të afërm në këtë vit që po lëmë pas, ndërsa gjendja e tij duket që për momentin të jetë e stabilizuar.

“Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe! (Klinika “SHEFQET NDROQI”)”, shkruan Prodani.

Prodani është 57-vjeç, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese që të kenë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij, ku është dashur dhe shtrimi në spital.

Të gjithë komentet e miqve dhe të afërmve të tij janë urime që këngëtari ta kalojë sa më shpejt këtë situatë në të cilën ndodhet. Urimeve të tyre u bashkohemi dhe ne, shërim sa më të shpejtë për këngëtarin!

@tn.lajmelokale
@tetovanews