Vala e dytë e koronavirusit e ka goditur edhe më fortë botën, gjë e cila pasqyrohet plotësisht nga shifrat e të prekurve dhe të vdekurve.
Nga të dhënat e raportuara prej Universitetit “Johns Hopkins”, deri sot numri i të prekurve përllogaritet të jetë mbi 80 milion në të gjithë globin, ndërsa raportohet për më shumë se 1.7 milion të vdekur.
SHBA-të kryesojnë për numrin më të lartë të prekurve dhe të vdekurve. Mësohet se në SHBA janë shënuar 18.7 milion raste pozitive me koronavirus dhe më tepër se 330 mijë të vdekur.
Pas SHBA-ve renditen India, Brazili dhe Rusia për numër të prekurish dhe të vdekurish.
Fillimi i vaksinimit pritet të ulë ritmin e infektimit nga koronavirusi në të gjithë botën, megjithatë për të parë një ndikim të saj do të duhen disa muaj sipas shkencëtarëve. /abcnews.al