Ballina Bota Kroacia “ e gjunjëzuar” nga tërmeti i fuqishëm, 7 viktima dhe ndërtesa...

Kroacia “ e gjunjëzuar” nga tërmeti i fuqishëm, 7 viktima dhe ndërtesa të shkatërruara (VIDEO)

Kroacia u t r o n d i t sot nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.4 i shkallës Rihter. Epiqendra ishte disa kilometra larg Zagrebit, ndërsa u ndje përgjatë bregdetit të Adroatikut, përfshirë disa vende në rajon.

Nga të dhënat e deritanishme shtatë persona kanë humbur jetën për shkak të shembjes së ndërtesave. Qyteti më i goditur nga dridhjet e forta të tokës është ai i Petrinjës. Në këtë qytet raportohet një spital i shembur si dhe një azil. Një 12 vjeçar dhe një 20 vjeçar ishin viktimat e para të konfirmuara pas lëkundjeve të forta.

https://youtu.be/PAtYUxlV3Yw

Një viktimë tjetër u konfirmua në zonën e Majske Poljane, tha Nënkryetari i Komunës Glina Branka Bakšić Mitić. Ai jetonte me bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit u shpëtua. Po ashtu viktima mbetën edhe babë e bir në Majske Poljan.

Kryetari i Komunës së Petrinjës, që po vuan rëndë pasojat e tërmetit të sotëm, është shprehur se qyteti është shkatërruar plotësisht. Duke folur për mediat, Darinko Dumbovic e përshkroi atë që i ndodhi qytetit të tij me bombën në Hiroshima ndërsa bëri apel për ndihmë.

“Qyteti im është shkatërruar plotësisht. Na kanë v d e k u r fëmijë. Është e papërshkrueshme. Kjo është si Hiroshima. Kemi nevojë për zjarrfikës, nuk e dimë se çfarë ka nën rrënoja, një çati ra mbi një makinë, kemi nevojë për ndihmë.”, tha ai.

https://youtu.be/Qbep_ubOvts

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se ushtria do të mobilizohet për të mbështetur shërbimet e urgjencës në zonë. “Kjo është tragjedi, por të gjithë janë këtu dhe ne do të sigurojmë të gjithë ndihmën e mundshme,”tha Kryeministri.

https://youtu.be/oKHkBMRnNIY

Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në vend. Pamjet tregojnë ndërtesa të shkatërruar në Petrinjë. Ndërkohë, tërmeti i fortë shkaktoi gjithashtu dëmtime në ndërtesën e Parlamentit në Zagreb.

https://youtu.be/MxS19r9QxV4