Ballina Aktualitet Shqipëri Era e fortë rrëzon statujën e Redonit në Durrës dhe skelën e...

Era e fortë rrëzon statujën e Redonit në Durrës dhe skelën e një pallati (VIDEO)

Statuja e Redonit në Durrës është rrëzuar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme si pasojë e erërave të forta. Statuja e cila ndodhet në lagjen nr. 1 në zonën e Vollgës ka rënë menjëanë pas erës.

Sipas gazetarit të ABC Leonidha Musaj, mëngjesin e sotëm punonjësit e bashkisë kanë bërë të mundur rivendosjen e saj në bazament.

Ndërkohë në një pallat në zonën e plazhit si pasojë e erës së fortë është rrëzuar skela e një pallati në ndërtim.
Era e fortë ka përfshirë të gjithë vendin që prej mbrëmjes së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews