Infektohet nga koronavirusi një tjetër mjek. Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë ka bërë me dije se mjeku anestezist Mihal Kerci ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Në njoftim thuhet se Kerci është nën asistencë respiratore maksimale.
“Prej disa ditësh prof.Mihal Kerci është nën asistencë respiratore maksimale në gjendje kritike për jetën. Jemi të gjithë në mbështetje të ekipit mjekësor që po i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.
Lutemi të gjithë për shëndetin e të palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit të jashtëzakonshëm,kryetarit të shoqatës sonë! Me shpresën për ta kaluar situatën e vështirë,i urojmë prof.Mishës rikuperim dhe shërim të shpejtë !”, thuhet në njoftim.