Ballina Bota Pandemia gjunjëzon linjat ajrore: Lufthansa pritet të shkurtojë 29,000 persona staf deri...

Pandemia gjunjëzon linjat ajrore: Lufthansa pritet të shkurtojë 29,000 persona staf deri në fund të vitit

Lufthansa do të shkurtojë 29,000 persona staf deri në fund të vitit dhe linja gjermane do të reduktojë 10,000 vende të tjera pune në vendin e origjinës në vitin e ardhshëm, ndërkohë që përballet me vështirësi nga koronavirusi. Linja ajrore, së bashku me filialët Eurowings, Swiss, Austrian dhe Brussels Airlines, kanë reduktuar projeksionet, flotën dhe stafin, ndërkohë që udhëtimi ajror nuk pritet të rimëkëmbet në nivelet e para pandemisë deri në 2025.

Bild am Sonntag, duke përmendur burime të kompanisë, bëri të ditur se Lufthansa do të shkurtojë 20,000 vende pune jashtë Gjermanisë, ndërkohë që shet njësinë LSG të kateringut, që punëson 7,500 njerëz, duke e reduktuar stafin total në 109,000. Vitin e ardhshëm, 10,000 vende të tjera pune do të shkurtohen në Gjermani. Kompania ka shpenzuar deri më tani 3 miliardë euro nga 9 miliardë euro ndihmë e qeverisë, sipas Bild. Kreu ekzekutiv, Carsten Spohr tha muajin e kaluar se Lufthansa ka 27,000 persona staf me kohë të plotë që janë tepër, pavarësisht se kompania i premtoi sindikatave që të mos bëjë largime të detyruara si pasojë e Covid-19.

Një marrëveshje për të ulur kostot dhe bonuset për të shpëtuar vendet e punës tek Lufthansa ka fituar mbështetjen e shumicës së sindikatës Verdi, që punojnë për linjën gjermane si staf në terren.

@tn.lajmelokale
@tetovanews