Zëvendës presidentja e zgjedhur e SHBA-së Kamala Harris ditën e sotme ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Ajo ka zgjedhur që të vaksinohet me vaksinën e zhvilluar nga kompania Moderna, e cila u miratua si vaksina e dytë në SHBA, pas asaj të Pfizer.
Harris e mori vaksinën në një qendër mjekësore në juglindje të “Uashingtonit, ku banojnë shumë komunitete jo-amerikanë.
“Në rregull, le ta bëjmë”, tha ajo, ndërkohë që infermierja Patricia Cummings e Qendrës së Bashkuar Mjekësore tregoi gjilpërën. “Ishte e lehtë. Faleminderit. Mezi e ndjeva”, shtoi ajo.