Në pritje të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden, mediat po u kushtojnë vëmendje të gjitha detajeve. Ky mund të jetë ndoshta inaugurimi më i mbuluar mediatikisht në planet.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden mbërriti në Uashington me një çarter, raporton Daily Mail. Kjo për shkak se Donald Trump refuzoi që t’i dërgonte atij një avion të Air Force.
Kjo lëvizje ishte ndoshta e fundit nga Trump, i cili nuk e njeh pasuesin e tij si fitues të zgjedhjeve. Në kontrast, në vitin 2017, Obama i dërgoi familjes Trump një avion të Air Force.
Por vendimi i Trump për të mos marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Biden do të krijojë edhe probleme serioze logjistike.
Sipas Daily Mail, ai pritet ta marrë me vete në Florida valixhen e kodeve bërthamore.
Si rregull, gjatë inaugurimit dorëzohet edhe valixhja bërthamore. Tashmë do të duhet që valixhja të rikthehet nga Florida për në Uashington.
Trump do jetë presidenti i katërt në histori që nuk merr pjesë në inaugurimin e pasuesit- dhe i pari që nga viti 1869.