Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara prezantoi një rezolutë për gj y k i m i n e presidentit Donald Trump, nën a k u z a t për “nxitje të k r y e n g r i t j e s”. Demokratët që udhëheqin këtë dhomë të Kongresit amerikan, e fajësojnë Trumpin për nxitje të trazirave, javën e kaluar, në Kongres.
Pesë vetë kanë mbetur të v d e k u r, pasi mbështetësit e Trumpit kanë s u l m u a r dh u n sh ë m ndërtesën e Kongresit dhe janë p ë r p l a s u r me policinë.
Paraprakisht, Trump ka mbajtur një fjalim përpara mbështetësve, duke i përsëritur pretendimet e pabaza për mashtrime në zgjedhjet e 3 nëntorit, në të cilat sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ka dalë fitues. Trump ka thënë përpara turmave se ai “nuk do të dorëzohet kurrë” dhe, shumë shpejt pas fjalimit, turmat kanë s u l m u a r Kongresin.Në rezolutën e prezantuar nga demokratët thuhet se Trump i është adresuar një tubimi, përpara se mbështetësit e tij të kryenin s u l m i n. Ai bëri deklarata që “inkurajuan dhe rezultuan në mënyrë të parashikueshme” me veprimet e paligjshme në Kongres, thuhet në rezolutë.
Rezoluta për gj y k i m i n e presidentit – proces që ndryshe njihet si impeachment – vjen pasi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve e bllokuan kërkesën e demokratëve për të nxjerrë një rezolutë tjetër, që do t’i bënte thirrje nënpresidentit Mike Pence të aktivizojë Amendamentin 25 të Kushtetutës amerikane, për largimin e Trumpit menjëherë nga zyra.
Çfarë është “impeachment”?
Procedura për shkarkimin e presidentit që në anglisht njihet si “impeachment” do të thotë të ngresh a k u z a në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “t r a dh t i, ryshfet, shkelje të rëndë ose k u n d ë r v a j t j e të tjera”.
Procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza. Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gj y k i m i. Në Senat, pastaj, duhen dy të tretat e votave për largimin e presidentit nga detyra dhe një gjë e tillë nuk është arritur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2019, Trump është përballur edhe me një proces të impeachment-it. Trump është a k u z u a r se i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione të dëmshme për Joe Bidenin, i cili pritej të ishte rival i tij në zgjedhjet e vitit 2020, dhe djalin e tij Hunter. Hunter ka punuar për një kompani ukrainase, kur Joe Biden ka qenë nënpresident i SHBA-së. Në këmbim të favoreve nga Ukraina, Trump akuzohej se ka mbajtur dy gjëra pezull: ndihmën ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas. Me këto veprime, sipas demokratëve, Trump ka a b u z u a r me pushtetin, pasi ka përdorur zyrën e presidentit për përfitime politike personale dhe në dëm të s i g u r i s ë kombëtare. Senati, megjithatë, ka votuar kundër shkarkimit të presidentit.