Ballina Sport Dinastia Maldini te Milani: 1000 ndeshje me fanellën kuqezi

Dinastia Maldini te Milani: 1000 ndeshje me fanellën kuqezi

Milani është një nga klubet më të mëdha në botë dhe për prej vitesh mbiemri Maldini ka qenë prezent në këtë klub.

I pari që veshi fanellën kuqezi ishte Cesare Maldini, i cili me Milanit luajti për nëntë vite, duke bërë 347 paraqitje me këtë klub.

Ai fitoi katër tituj kampion dhe një Kupë të Evropës, që tani njihet si Liga e Kampionëve.

Pas tij erdhi Paolo Maldini, apo rekordmeni kuqezi, pasi mbrojtësi ka zhvilluar 647 ndeshje me këtë klub.

Edhe sukseset e Paolos ishin të mëdha, pasi ai fitoi shtatë tituj kampion në Itali dhe pesë në Evropë.

I fundit i dinastisë është i riu 19 vjeçar, Daniele Maldini, që ka zhvilluar gjashtë ndeshje deri më tani te Milani.

Prezenca e djeshme e Danielit te Milani, ishte ndeshja numër 1000 e dinastisë Maldini me këtë klub.

@tn.lajmelokale
@tetovanews