Hannover 96 ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Nurnberg me rezultat 2-5.
Skuadra e dy futbollistëve kosovarë, Valmir Sylejmani e Florent Muslija janë rikthyer te fitorja pas humbjes 2-3 javën e kaluar nga St Pauli.
Sulmuesi gjilanas, Valmir Sylejmani luajti titullar në këtë sfidë dhe qëndroi në fushë për 65 minuta.
Ndërkohë Florent Muslija u inkuadrua në 25 minutat e fundit të ndeshjes dhe arriti të futet në listën e realizatorëve.
Reprezentuesi kosovar shënoi golin e katërt për ekipin e tij shtatë minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Muslija realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.
Përveç golit të shënuar, Muslija ishte edhe asistues në golin e pestë të shënuar nga Twumasi.
Për 22 vjeçarin, goli ndaj Nurenbergut ishte i dyti në këtë kampionat në Bundesliga 2. /Telegrafi/
https://youtu.be/jdHenB1IqpY