Ballina Bota Ish-njeriu i Trump: Duhet të shkarkohet, helmoi mendjen e njerëzve me mashtrime

Ish-njeriu i Trump: Duhet të shkarkohet, helmoi mendjen e njerëzve me mashtrime

Edhe pse i kanë mbetur vetëm 13 ditë në detyrë, deri në fund të mandatit, demokratët kërkojnë shkarkimin e Donald Trump pasi e akuzojnë për nxitjen e protestuesve ditën e djeshme që përfundoi me “pushtimin” e Kongresit.

Sot kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA Nancy Pelosi tha se pret një vendim të shpejtë nga ana e zv/presidentit Mike Pence nëse ai do të aktivizojë amendamentin e 25-të të Kushtetutës për ta shkarkuar Trump nga detyra.

Por cfarë mendojnë ish-aleatët dhe njerëzit e besuar të presidentit në detyrë? Ish-shefi i stafit të Presidentit John Kelly tha sot se do të votonte për shkarkimin e tij nëse do të ishte ende pjesë e kabinetit të Trump. “Po, do ta bëja  nëse do të isha në kabinet tani” tha ai.

Kelly, i cili shërbeu në kabinet nga korriku 2017 deri në dhjetor 2018, gjithashtu tha se anëtarët aktualë të kabinetit duhet të përgatiten për shkarkimin e Trump, edhe pse ai ka vetëm 13 ditë nga përfundimi i mandatit.

“Kabineti duhet të mblidhet dhe të zhvillojë një diskutim. Nuk mendoj se do të ndodhë. Por unë mendoj se kabineti duhet të takohet dhe të diskutojë për këtë.

Sjellja nga Presidenti ka qenë e egër. Ajo që ndodhi dje në Kongres është rezultat i drejtpërdrejtë i helmimit nga ana e tij të mendjeve të njerëzve me gënjeshtra dhe mashtrime” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al