Është infektuar me koronavirus mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Mësohet se mjeku ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas kryerjes së tamponit.
Infektimi i Piperos vjen pasi ai ka marrë dozën e parë të vaksinës “Pfizer”.
Kujtojmë se Pipero bashkë me kryeministrin Rama, mjekun Tritan Kalo dhe doktoreshë Najada Çomon e morën dozën e parë të vaksinës më 11 janar, në “Air Albania”.