Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka përcjell Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), se ai është i d ë n u a r me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit, dhe se mund të mos i lejohen pjesëmarrja në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
I pyetur për mundësinë e moscertifikimit të tij nga KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti tha se partia e tij ka dorëzuar listën dhe ajo është lista e VV-së.
“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë”.
Sipas tij, rrethanat në vend kanë ndryshuar, duke përmendur edhe një dark që vitin e kaluar kishte në Kosovë përfaqësuesi special për dialogun me Serbinë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richar Grenell me ish-presidentin Hashim Thaci.
“Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të adaptohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”.
Ai tha se është bartës i listës që i respekton në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti.
Këto komente ai i bëri kur bashkë me u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.