Me qindra hektarë tokën bujqësore është përmbytur në Lezhë. Nëpërmjet një raporti, baskia e Lezhës njofton se në fshatin Kallmet dhe Merqi, uji është tërhequr por situata mbetet problematike në Zadrimë të Lezhës.
Po ashtu problemet janë shfaqur edhe në disa akse rrugore. Kështu akset rrugore që lidhin Blinishtin e Pirajt me superstradën Lezhë-Shkodër paraqiten mjaft problematike.
Edhe në aksin rrugor Kallmet-Ungrej janë raportuar shembje masive të tokës, duke përfshirë edhe rrugën.
Kjo situatë ka shkaktuar ndalimin e qarkullimit. E njëjta situatë është edhe në lagjen Varosh, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave rrezikohen seriozisht 6 banesa.
Nga raporti i deritanishëm rezulton se në total janë përmbytur 2800 hektarë tokë dhe janë evakuuar 27 familje.
Raporti i Bashkisë se Lezhës:
-Janë të evakuar 27 familje të përmbytura.
-Në fshatrat Kotërr e Zojs, Nj. Adm. Dajç, jane 5 familje, me prezencë uji, ku 1 familje në fshatin Gjadër është evaukuar.
-Në fshatin Sukaxhi, njësia Administrative Ungrej, është shembur një banesë, si rezultat i shembjes dheut.
-Lumi Drin, sot kemi rënie të nivelit në rreth 50 cm nga ai kritik. Rënia e nivelit ndikon pozitivisht në evadimin e ujërave nga sipërfaqet me prezencë ujit.
-Lumi Gjader, është ndërhyrë nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes e Kullimit dhe bashkia për të rritur lartësinë e argjinaturës në disa pika me tendencë kapërderdhje.
-Vazhdon e bllokuar ura e lumit Gjadër në fshatin Zojs.
-Në aksin rrugor Kallmet-Ungrej 2 km nga Kallmeti i vogël ka shembje masive përfshirë e rrugën në një gjatësi rreth 100ml, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit, ky fenomen kërkon studim gjeologjik për të bërë ndërhyrjen për rehabilitimin e rrugës.
-Në lagjen Varosh, në pjerrtësinë kodrinore perëndimore të spitalit rajonal Lezhë, ka rrëshqitje të një masivi dheu duke dëmtuar muret mbajtëse si dhe duke duke rrezikuar 6 banesa.
Grup eksperteve i Institutit të Studimeve Gjeologjike, bëri vlerësimin e situatës në bashkëpunim me specialistët e bashkisë dhe la detyra për evakuimin e banoreve dhe marrjen e masave për izolimin e vendit.
-Në Barbulloje është shembur argjinatura e kanalit dhe rrezikonte shembjen e urës por është ndërhyrë duke bërë mbushjen e tij.
– Të gjitha forcat e mjetet e bashkisë janë në terren në gatishmëri.
Në mbështetje të bashkisë janë dhe 15 forca ushtarake dhe 2 makina, te repartit ushtarak Vau i Dejes.
Bashkia Mirditë
-Nuk ka raste përmbytjesh në qytete e fshatra, por rrezikojnë disa banesa ne fshatrat si pasoje e prurjeve të lumenjve dhe rrëshqitjes se dherave dhe ju është ofruar vendstrehim familjeve të rrezikuara
– Gjendja e rezervuarëve nuk paraqet problematikë për momentin.
– Vërehen rënie inertesh kryesisht në rrugët rurale të cilat lidhin fshatrat me rrugët nacionale, po punohet për pastrimin e tyre. Komunikimi dhe lëvizja me të gjitha fshatrat është pa probleme.
– Ka mungesë të energjisë elektrike në fshati Mashtërkor, Zajs dhe Shmri, Nj.A Orosh, po punohet për riparimin e difektit.
– Prurjet e dy lumenjve Fan i Mall dhe Fan i Vogël janë të mëdha.
Bashkia Kurbin
-Shtabi emergjencave dhe strukturat përkatëse, kanë qenë në gatishmëri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga reshjet e dy ditëve te fundit.
-Në vëmendje të shtuar, kishim situatën në Alk, Nj-A-F.kuqe, ku si pasojë të shkarkimeve nga hid.Shkopetit, sasi max, 900 m3, rrezikohej dalja ujit nga argjinatura dhe për pasojë, rrezikoheshin 13 familje të zonës. Nga komunikimet e herë pas hershme me drejtorin e Hidrocentralit, Prefekturën Lezhe dhe struktura të tjera, u bë e mundur menaxhimi suksesshëm i situatës. Për të eleminuar rrezikun e mundshëm, rritur sigurinë e argjinaturës, kemi bërë mbushje dhe ngritje të argjinaturës, në pika te caktuara, me thasë rëre. Sot, situata është normale.
-Problematikë kemi lumin e Drojes, ku si pasojë e reshjeve të rëna, rreth orës 20 të mbrëmjes së djeshme, u dëmtua në një gjatësi prej 100 metrash, si pasojë, u bë e pamundur kalimi i automjeteve, ndërsa këmbësorët e kanë një rrugë alternative. Megjithatë, do shihet mundësia që të bëhet ndërhyrje provizore, për të bërë te mundur mbushjen e bazamentit të rrugës, së paku për të mundësuar qarkullimin me mjete për raste tepër emergjente.
Situata në Gjorem, pas ndërhyrjeve që është bërë mbrëmë me mbushje me thasë rëre në pikat rrjedhëse të argjinaturës, është stabilizuar. Prani uji ka, në pikat depresive, por familje të rrezikuara jo. E vetmja familje që ishte në rrezik, është evakuuar dje dhe akomoduar në një vend të sigurtë (Baft Reci).
-Sot në mëngjes jemi informuar për një rrëshqitje dherash në kodër Gjorëm, tek Vatht, dhe një grup pune ndodhet aktualisht në terren për të verifikuar problematikën dhe bërë ndërhyrjet e mundshme.
-Në Njësia Administrative Milot, ka nevojë për ndërhyrje dhe rehabilitim të dy akseve të rrugëve që lidhin Gallatën dhe Vinjollën me Qendrën Administrative.
-Përroi i qytetit, i përballoi prurjet, gjithashtu edhe KUL-ja si dhe kanalet e dyta e të treta, kanë punuar në kapacitetet maksimale. Një problematikë që patëm në Sanxhak, bllokim tombine, pas ndërhyrjes sonë u stabilizua. Njëkohësisht, është informuar edhe ARSh-ja, për të inspektuar skarpatat dhe këmbët e urës së Drojës, e cila vazhdimisht në kohë reshjes ka erozion dhe gërryerje.
-Shkarkimet në hidrocentralet Ulez- Shkopet për momentin janë 500m3/s.