Ballina Aktualitet Bashkia Shkodër njofton për situatën e shkaktuar nga moti i keq: Janë...

Bashkia Shkodër njofton për situatën e shkaktuar nga moti i keq: Janë përmbytur 1585 hektarë tokë

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Bashkia Shkodër bën me dije situatën në të cilën ndodhet vendi nga përmbytjet e shkaktuara ditëve të fundit. Bashkia thotë se nga monitorimi periodik në terren i realizuara këtë të shtunë situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë e tillë: Hidrometri në Dajç në orën 14.00, shënon kuotën 6.26 m.(Kuota max 6.30 m); Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00,shënon 8.38 m.(Kuota max 8.70 m; Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00, shënon kuotën 6.85 m. (Kuota max 7.50 m)

Sipërfaqe totale e përmbytur janë 1585 hektarë. Përkatësisht: Tokë e pakultivuar 490 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 998 Ha; Grurë 55 Ha; Bimë dekorative 40 Ha; Pemtore 2 Ha.

Në njësinë Administrative Ana e Malit, vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Sakaq, ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Ndërsa , sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë: Tokë e pakultivuar 200 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha; Grurë 20 Ha; Pemtore 2 Ha.

Në njësinë Administrative Dajç rezulton të jetë e përmbytur një sipërfaqe tokësore bujqësore e cila vlerësohet me 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :Tokë e pakultivuar 245 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 290 Ha; Bimë dekorative 40 Ha; Grurë 35 Ha

UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banore të fshatit Oblikë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat Në njësinë Administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc. Tokë e pakultivuar 5 Ha. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Në njëisnë Administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri. Tokë e pakultivuar 10 Ha Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha. Ndërkohë po në këtë njësi Administrative në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks-Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Në njësinë Administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe. Tokë e pakultivuar 30 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Në njësinë Administrative Rrethina v azhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

@tn.lajmelokale
@tetovanews