Ballina Top Lajm Ja kur do të udhëtojmë përsëri jashtë, sipas ekspertëve!

Ja kur do të udhëtojmë përsëri jashtë, sipas ekspertëve!

Ka shpresë. Këtë vit mund t‘i shijojmë pushimet verore edhe jashtë vendit. Ka shumë njerëz të cilët pothuajse çdo vit udhëtojnë jashtë. Por vitin që lamë pas nuk mundën për shkak të pandemisë. Pati dhe nga ata që kishin prenotuar udhëtimin e ëndrrave, por që pandemia ua prishi dhe i riktheu në realitet. Megjithatë ka mundësi që këtë verë të gjithë të mund të fluturojmë atje ku duam. Kështu thonë ekspertët e industrisë së udhëtimit, ndërsa vaksinat janë shpërndarë gjerësisht dhe rastet e virusit me shumë gjasë tani do të bien.

“Unë jam shumë i sigurt që në fillim të majit e tutje të gjithë do të jemi në një botë shumë më të mirë.”,-tha Paul Charles, themelues dhe CEO i “The PC Agency”, këshilluese udhëtimi me qendër në Londër, informon dritare.net

Vaksinat dhe testimet po ecin para, thonë Charles dhe ekspertë të tjerë të industrisë, por ajo që duhet dëshpërimisht është qëndrueshmëria dhe koordinimi më i madh përtej kufijve.

“Kur nuk keni një qasje të koordinuar globale, është shumë e vështirë për industrinë të lëvizë, veçanërisht kur rregullat e lojës ndryshojnë çdo ditë.”,- thotë Luis Felipe de Oliveira, drejtori i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI), një organizatë tregtare globale që përfaqëson aeroportet e botës.

Ka shumë punë për të bërë. Mbase protokollet e rrepta të testimit do të lejojnë që vendet e huaja të heqin karantinat dhe të gjejnë mënyra më të sigurta dhe pa probleme për të shpërndarë informacione për vaksinimin dhe testimin përtej kufijve. Kombet sovrane ende po vendosin se çfarë është më e mira për ta, duke parë situatën shëndetësore dhe ekonomike. Megjithatë është bërë një përparim i madh, vendet e ndryshme i kanë hedhur sytë më gobalisht nga forca e madhe ekonomike, që është udhëtimi./K.C/dritare.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews