Një italiane 105-vjeçare, është një ndër gratë më të moshuara në Europë që ka fituar betejën me Covid-19.
E moshuara e cilia i mbijetoi dy luftërave dhe tre pandemive, gëzon shëndet të plotë falë ndihmës së mbesës së saj mjeke.
Maria Guzzardella ka 4 fëmijë, 10 nipër, mbesa e stërmbesa dhe arriti të mposhtë koronavirusin.
“Papritmas gjyshja nuk u ngrit nga shtrati, ajo ishte plotësisht katatonike, madje as nuk më njohu”, u shpreh mbesa e saj Simona, me profesion mjeke.
E moshuara i ka mbijetuar dy luftërave dhe tre pandemive, ndërkohë tashmë ka faqen e saj në Facebook dhe shpesh herë luan me lojërat në kompjuter. l.k/abcnews.al