Ballina Bota Greqia, shifra të larta të prekurish edhe pse në karantinë

Greqia, shifra të larta të prekurish edhe pse në karantinë

Greqia ka konfirmuar sot 721 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 8 janë identifikuar pas kontrolleve në hyrje të vendit. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend kanë njoftuar se në 24 orë, betejën me sëmundjen e kanë humbur 49 qytetarë.

Nga rastet pozitive, 78 u konfirmuan në qendër të Athinës dhe 94 raste në Selanik.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 143,494, nga të cilat 52.2% janë burra. Gjatë gjurmimit u zbulua se 5,579 (3,9%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 43,251 (30,1%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. s.b/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews