Brazili ka regjistruar 61,567 raste të reja me koronavirus të shtunën dhe 1,050 raste fatale. Kështu, kjo është dita e pestë radhazi që vendi i Amerikës Latine rapoton mbi 1,000 viktima të lidhura me virusin.
Lajmin e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë të shtunën.
Brazili numëron 8,455,059 raste pozitive për Covid-19 që nga fillimi i pandemisë dhe numri zyrtar i të vdekurve është rritur në 209,296, sipas të dhënave të ministrisë.
Ky është vendi i tretë në botë më i prekur nga pandemia pas SHBA-ve dhe Indisë. /abcnews.al/