Kolonel Agim Sulaj, pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura ka humbur sot betejën me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, i cili i shpreh ngushëllimeve familjarëve dhe miqve.
Mbi ndarjen nga jeta të kolonelit ka reaguar edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Në një postim në Facebook ajo shkruan se Sulaj ishte një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Postimi i Xhaçkës:
“Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend.
Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve!”