Ballina Bota SHBA-të u shpëtuan nga burra dhe gra që thanë “jo”

SHBA-të u shpëtuan nga burra dhe gra që thanë “jo”

Nga Anna Lombardi, la Repubblica

“Burrat dhe gratë brenda institucioneve kanë treguar se janë më të fortë dhe të qëndrueshëm se i njëjti sistem që krijoi Trump, se e njëjta  turmë që shkaktoi trazirat në Kapitol dhe në muajt e fundit për të ndryshuar rezultatet e votimit.

Nëse vetëm njëri prej tyre do të ishte nënshtruar lajkave të presidentit, mbase as roja civile nuk do të mjaftonte për të mbrojtur Kongresin.

Por shumica nuk ndajnë të njëjtat ide. Ata i kanë qëndruar besnikë vlerave të Kushtetutës, rezultatit të votimit dhe vlerave të shoqërisë amerikane”.

Pavarësisht dhunës në Uashington, shkencëtari politik Michael Walzer , 84 vjeç, është optimist. Për një kohë të gjatë, ai ka qenë  bashkë-redaktor i revistës politiko-kulturore Dissent  dhe është ndër figurat më me ndikim të liberalëve të SHBA-së, ai që për më shumë se gjysmë shekulli ka nxitur të majtën amerikane të rikthehet në lojë.

Cili është mësimi që duhet të marrë Amerika nga protestat e Uashingtonit?

“Trumpizmi që rezultoi në dhunë ka treguar fytyrën e tij të vërtetë. Ishte i tmerrshëm, por është pozitiv fakti që gjithçka ndodhi në sytë e të gjithë botës.

Të gjithë e kuptuan se kush është Donald Trump.

Dhe duke pasur parasysh kufizimet e tij, amerikanët kanë qenë dëshmitarë se një grusht shteti nuk ishte i pamundur sepse presidenti në largim nuk ka as ushtrinë dhe as qeverinë në krah të tij. Por akti i tij fundit, tregon aktin e një udhëheqësi narcizist populist, pa forcë ideologjike.

Moisés Naím në “Repubblica” e krahasoi atë me presidentin argjentinas Péron …

“Trumpizmi do të vazhdojë të ekzistojë dhe të ndikojë në politikën amerikane edhe pas Trump. Por ekstremizmi i tij do të peshojë më shumë mbi partinë Republikane, e ndarë dhe e copëtuar nga një krizë identiteti që nuk do të shërohet shumë shpejt.

Ajo që shpresojnë Amerikanët është që mbase ky dëm do të rikuperohet në zgjidhjet lokale në 2022 dhe zgjedhjet presidenciale të 2024. Sigurisht, Joe Biden do të duhet të gjejë zgjidhje ekonomike dhe politike të përshtatshme për nevojat e atij elektorati që ka gjetur strehim te Trump, por që nga natyra dhe vlerat, i përkasin kulturës demokratike.

Çfarë  presin amerikanët?

“Biden do të duhet të përpiqet të jetë një president energjik. I aftë për të trajtuar problemet reale të punonjësve. Dhe ai do të duhet ta bëjë atë menjëherë, në 100 ditët e para.

Ai fitoi shumicën në Senat, me një rezultat të ngushtë nga sa shpresonin. Ai do të detyrohet të ndjekë politika centriste. Por me ndihmën e disa republikanëve të ndërgjegjshëm ai mund të bëjë shumë për imigracionin dhe mjedisin.

Organizatat e krahut të djathtë janë rritur gjatë presidencës Trump. A do të mbijetojnë?

“Një numër i madh i grupeve të urrejtjes dhe milicive të krahut të djathtë të armatosur kanë gjetur strehë në hijen e presidentit. Ata janë trashëgimia më e keqe që ai i ka lënë  pasardhësve të tij.

Ata mbase nuk do të shkaktojnë trazira të mëdha por nëse presidenti do të veprojë në mënyrën e duhur, situata do të vihet në kontroll. Nga një numër i madh, ky lloj aktivizim politik është i destinuar të mbetet i kufizuar.

Edhe në kabinetin e Trump ka nga ata që flasin për zbatimin e amendamentit  të 25-të dhe largimin e presidentit nga Shtëpia e Bardhë para 20 Janarit …

“Kjo do të ishte e drejtë. Por nuk do të ndodhë.  Personalitete e forta dhe të pavarura në kabinetin e tij janë të paktë. Politikanët  B dhe C janë pjesa tjetër që i  detyrohen atij gjithçka. Ata do të vazhdojnë të këmbëngulin edhe për dy javë të tjera. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al