Ballina Bota Toka s’gjen qetësi/Tërmet i ri në Zagreb

Toka s’gjen qetësi/Tërmet i ri në Zagreb

Një tërmet me epiqendër 8 kilometra në verilindje të Zagrebit, me magnitudë 2.4, u regjistrua sot në ora 9:20, njoftoi Shërbimi Sizmologjik Evropian-Mesdhetar EMSC.

Ishte një tërmet që u ndje në gjithë kryeqytetin kroat dhe rrethinat e tij, por jo aq i fortë për të shkaktuar dëme materiale.

Shefi i Shërbimit Sizmologjik, Ines Ivančić, i tha Radio Sljeme se epiqendra ishte në Remete dhe se madhësia ishte 2.7.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion nëse ky tërmet ka të bëjë me një seri tërmetesh në zonën e Petrinjes, apo një nga p a s g o d i t j e t shoqëruese pas tërmetit të madh të Zagrebit në mars të vitit të kaluar, për të cilin sizmologët njoftuan se mund të zgjasnin më shumë se një vit, transmeton Tetova News sipas mediave kroate.

Kroacia e filloi Vitin e Ri në vajtim pas tërmetit të madh me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mesditën e 29 dhjetorit.

Autoritetet kroate ditën e djeshme kanë dalë në përfundime të faktuara se epiqendra e tërmetit, qyteti Petrinja është goditur nga 28 dhjetori deri më sot nga plot 374 tërmete.

Deri më tani janë 7 viktima dhe 26 të plagosur, teksa pamjet filmike nga Kroacia ishin të ngjashme me ato të Shqipërisë në nëntor të 2019.

Petrinja nuk ishte i vetmi qytet që u godit, pasi në Sisak-Moslavina u shkatërruan thuajse të gjitha shtëpitë kurse nga lëkundjet u prekën dhe Zagrebi si dhe shtetet fqinje, Sllovenia, Bosnja, Serbia.

@tn.lajmelokale
@tetovanews