Nga Jonatan Holslang, euobserver
Presidenti Joe Biden trashëgoi nga Donald Trump një sfidë të frikshme: Kinën që po bëhet gjithnjë e fuqishme.
Ai gjithashtu trashëgoi një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve që janë përgjegjëses për dështimin e tyre për të kontrolluar rritjen e fuqisë së Kinës.
Përpjekjet për të angazhuar Kinën dhe për ta bërë atë të adoptohet me vlerat perëndimore ka dështuar.
Duke marrë parasysh që shumë aleatë po shkojnë drejt Kinës, është thelbësore që Biden të marrë të gjithë masat e nevojshme për të lënë pas këtë trashëgimi.
Por kemi pak indikacione se kjo do të ndodhë.
Fuqizimi i Kinës do ta lejojë atë gjithashtu të sfidojë interesin kryesor të sigurisë amerikane. Megjithatë, të gjithë këta ekspertë dhe zyrtarë kanë insistuar se kjo nuk duhet të çojë në një Luftë të Ftohtë, se bashkëjetesa është thelbësore dhe se interesat e biznesit nuk duhet të dëmtohen.
Qeveria amerikane duhet të përqendrohet në teknologji dhe inovacion dhe ky është shqetësimi kryesor që duhet të ketë vendi.
Çështja nuk qëndron te fakti që Amerika nuk është e zhvilluar nga pikëpamja teknologjike por se ajo ka lejuar zinxhirët e tërë të prodhimit të zhvendosen në Kinë, në mënyrë që prodhuesit e ndryshëm të teknologjisë të detyrohen t’i shesin Kinës. Por që edhe kjo situatë të ndryshojë është shumë më e vështirë, pasi konsumatorët amerikanë janë bërë të varur nga importet kineze dhe modeli i biznesit të gjigantëve si Amazon varet nga kjo.
Duke sugjeruar që balancimi i Kinës mund të ndodhë jo me shumë vështirësi edhe nga korporatat dhe konsumatorët ndaj vendit të tyre, ekipi i Biden po bën të njëjtin gabim si administratat e mëparshme: duke sugjeruar ndryshime të mëdha por pa sakrifica.
Rritja e pasurisë së diktaturës kineze
Kjo nuk do të thotë që SHBA duhet të ndjekë kapitalizmin e shtetit kinez. Por duhet t’u sigurojë konsumatorëve dhe kompanive një zgjedhje të qartë: mbështetja e idealit të një tregu të hapur, ose vazhdimi i pasurimit të diktaturës kineze. Në garën e re për pushtet, Perëndimi duhet të mësojë se nuk mund të bëjë gjithmonë kompromis.
Edhe më e çuditshme është sugjerimi për të rindërtuar legjitimitetin dhe besimin midis aleatëve. Është shumë e vështirë të imagjinohet se si vendet Euroaziatike do ta shohin SHBA –në si një ekuilibër të fortë, të ligjshëm, një burim të besueshëm kundër shtypjes kineze, kur nuk synon më epërsinë ose të paktën një koalicion superior.
Ideja e Kinës si një hegjemon i pashmangshëm tashmë shpjegon oportunizmin dhe ngurrimin e tyre për t’u bashkuar me përpjekjet e balancimi të Amerikës sot. Por, balancimi duhet të jetë më efikas dhe duhet të ketë alternativa për platformat gjithnjë e më të prekshme si transportuesit e avionëve. Por e vetmja garanci serioze e sigurisë është aftësia për të fituar luftërat e ardhshme, jo për t’i tensionuar ato.
Legjitimiteti i Amerikës në fund të fundit do të jetë në aftësinë e saj për të penguar fushatat e papritura kineze dhe duke mos lejuar Kinën të bëjë atë që Rusia bëri në Krime.
Amerika duhet të mësojë nga politika e shekullit të 19-të si të veprojë në Azi.
Por kjo gjë duhet të fillojë me sakrificën që vendet europiane u desh të bënin për të hequr qafe Napoleonin.
Balancimi duhet të jetë i ndërthurur me gatishmërinë për të sakrifikuar. Për sa kohë që Perëndimi nuk e vlerëson sigurinë më shumë sesa fitimin, sovranitetin dhe dinjitetin, më shumë se pazaret e ardhshme ose euforinë e investimeve, Kina do të vazhdojë të fitojë. (Sonila Backa, abcnews)