Ballina Bota ANALIZA: Pse Donald Trump ishte anarkisti i fundit

ANALIZA: Pse Donald Trump ishte anarkisti i fundit

NewStatesman

Më 13 janar, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të hequr nga detyra Donald Trump për herë të dytë brenda pak më shumë se një viti, duke e bërë Trump presidentin e parë amerikan që fajësohet dy herë nga Senati.

Vendimi i Dhomës  së Përfaqësuesve u përqendrua në “nxitjen e kryengritjes” së Trump gjatë një fjalimi para një turme mbështetësish të tij në 6 Janar, disa prej të cilëve më vonë sulmuan Kapitol ku Kongresi po mblidhej për të certifikuar  rezultatin e  zgjedhjeve. Në bazë të vendimit, se me një sjellje të tillë Trump “tradhtoi besimin e tij si president”.

“Demokracia papritmas i lëshoi vendin anarkisë politike”, shkroi Washington Post në mbrëmjen e 6 janarit.

Shumica e këtij shkrimi e krahasonte “anarkinë” me dhunën dhe paligjshmërinë që karakterizoi trazirat e Kapitolit, në të cilën humbën jetën pesë persona, duke përfshirë një oficer policie. Megjithatë, Trump jo vetëm që nxiti anarki gjatë ditëve të fundit në presidencën e tij, por veproi si anarkist gjatë gjithë mandatit të tij në detyrë.

Kjo do të thotë që anarkia nuk i referohet vetëm abuzimit tiran ose autoritar të pushtetit, ose sjelljes “të paligjshme”. Është një situatë në të cilën baza e zyrës politike është minuar, sipas filozofëve grekë.

Sipas Plutomit, shumë zyrtarë në Greqinë e lashtë u zgjodhën, me short dhe me zgjedhje, dhe e njëjta gjë është vlen edhe për demokracinë e përshkruar në Republikë. Përkundrazi, qëllimi i lidhjes së demokracisë me anarkinë është të tregojmë se demokracia nuk përfshin asnjë kërkesë kuptimplote dhe të zbatueshme, qoftë për qytetarët që t’u binden qeveritarëve, ose për zyrtarët që të përdorin kompetencat e tyre.

Demokracia rrezikon të bëhet si një hije në të cilën njerëzit zgjidhen në zyra dhe pretendojnë të mbajnë postin por duke shkelur parimet themelore të asaj zyre dhe në këtë mënyrë minojnë efektivitetin dhe fuqinë e saj.

Trump është akuzuar se nuk ka vepruar në mënyrë të drejtë me vetëqeverisjen dhe sundimin e ligjit.

Nëse do i referohemi grekëve të lashtë, duke “tradhtuar besimin e tij si president” , Trump duhet të llogaritet si një anarkist. Efektiviteti i zyrës së Trump mund të shihet në shumë prej veprimeve të tij para zgjedhjeve të nëntorit dhe përpjekjet e tij për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

Në fund, “nxitja e kryengritjes” së Trump, e kombinuar me dështimin e tij të vazhdueshëm për të përmbushur detyrat e presidencës, tregojnë se ai nuk ishte personi i duhur për të qëndruar në krye të shtetit.

Pavarësisht pretendimit të tij për të qenë “i vetmi që qëndron mes ëndrrës amerikane dhe anarkisë totale”, është e qartë se Trump ishte anarkisti i vërtetë gjatë gjithë kohës. Përktheu Sonila Backa/abc

@tn.lajmelokale
@tetovanews