Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 14 humbje jete, ku mes tyre dhe një 35-vjeçar.
Mësohet se viktima është Qazim Berisha, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin COVID 2.
Sakaq, bëhet me dije se 35-vjeçari punonte si muzikant në lokalet e natës në Tiranë, ku edhe dyshohet se u infektua me koronavirus.
Pas simptomave, gjendja e tij filloi që të agravohet akoma më shumë duke përfunduar në spital ku dhe humbi jetën.
Në javët e fundit janë rritur ndjeshëm viktimat te moshat e reja, shpesh dhe pa sëmundje shoqëruese.
Nuk dihet nëse ai ka patur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Po ashtu janë rritur edhe rastet pozitive, ku çdo ditë po kalojnë 1 mijë infektime në 24 orë.