Ballina Top Lajm Ndërron jetë boksieri që i mori titullin legjendës Muhamed Ali

Ndërron jetë boksieri që i mori titullin legjendës Muhamed Ali

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Leon Spinks, boksieri që u bë i famshëm pasi, në vitin 1978, i mori titullin botëror për peshat e rënda legjendës Muhamed Ali, shkruan The Guardian.

Spinks kishte vite që  l u f t o n t e  me kancerin. Ai ka fituar një medalje të artë në Olimpiadën e Montrealit dhe ka një bilanc prej 26 fitoresh, 17 humbjesh dhe 3 barazimesh.

Por, ndeshja që e bëri të famshëm erdhi vetëm një vit pas debutimit të tij si profesionist, ku pas vetëm 7 sfidash të zhvilluara, Spinks pati mundësinë për titullin botëror kundër boksierit më të madh të historisë

@tn.lajmelokale
@tetovanews