Me flokët bjonde dhe buzët e kuqe, Marilyn Monroe u bë një nga femrat më të njohura e të gjitha kohërave, megjithatë pak e dinë se si është dukur aktorja kur ka qenë e vogël.
Emri i saj i lindjes kishte qenë Norma Jeane Mortenson. Monroe, kishte kaluar një fëmijëri vërtetë të vështirë. Ajo u zhvendos nga një shtëpi kujdestare në një tjetër, duke kaluar nëpër përvoja traumatike në pothuajse të gjitha shtëpitë. Monroe u martua në moshën 16-vjeçare, por as kjo martesë nuk i solli asaj lumturinë.
Gjithçka ndryshoi në vitin 1944, kur Monroe po punonte në një fabrikë ushtarake ku edhe u njoh me një fotograf. Kjo marrëdhënie nxiti karrierën e modelimit të Marilyn dhe kjo punë i hapi asaj dyert në industrinë e filmit.
Brenda një periudhe të shkurtër ajo u shndërrua në një nga yjet më të njohur në Hollywood, por një vajzë e trazuar gjithnjë fshihej pas saj. Monroe, kreu vetëvrasje në vitin 1962, ndërsa edhe sot ajo mbahet mend si një ikonë e kulturës popullore dhe një simbol i bukurisë.











![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



