Misteri i madh i coronavirusit, përqindja e ulët e vdekjeve në vendet e varfra të Afrikës dhe Azisë askush nuk po mund t’i shpjegojë
Përqindja relativisht e ulët e vdekshmërisë në vendet e varfra të Afrikës dhe Azisë, pavarësisht zvogëlimit të resurseve dhe sistemit të dobët të shëndetësisë në raport me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, është një prej mistereve më të mëdha.
Përqindja e vdekshmërisë nga virusi në këto dy kontinente, paraqet atë pjesë të asaj sa i përket çështjes së ngjarjeve të vdekshmërisë në Evropë dhe SHBA.
Siç shkruan në një reportazh të zgjeruar të New York Times, situata më herët ka qenë krejt ndryshe në situata të ngjashme të jashtëzakonshme për shëndetin publik. Rajonet e varfra kanë qenë më rëndë të goditura, siç është tani rasti në komunitetet në SHBA, ku jetojnë pakicat apo familjet e varfra.
Drejtori dhe shkrimtari i nominuar Sidarta Mukherde në një artikull të publikuar së fundmi në New Yorker, e ka quajtur situatën epidemiologjike të ngjashme me atë të një romani të detektivëve. New York Times ka vendosur ta hulumtojë këtë mister dhe t’i jep shpjegimet e mundshme.
A është fjala për fatamorganë? Pothuajse jo. Disa pjesë të shkakut sigurisht se janë rezultat i raportimit të dobët të rasteve të vdekjes, për shkak të sistemit të dobët shëndetësor. Por, shumë epidemiologë besojnë se shkaku përshtatet me numrat aktual.
Për shembull, në Indi shumica e qyteteve kanë statistika sa i përket numrit të përgjithshëm të vdekjeve, pavarësisht në këtë, dhe ajo është rritur shumë më pak sesa në shumë vende të pasura. Të dhëna të tilla sugjerojnë se në Delhi dhe Mumbai, kanë përqindjen e ulët të vdekshmërisë sesa në SHBA, ka thënë mjeku Prabat Dza, drejtori i Qendrës për hulumtime globale shëndetësore në spitalin Saint Michael në Toronto.
Në artikull Mukherde e ka përshkruar spitalin e përkohshëm që e kanë ndërtuar në lagjen e varfër Dharavi të Mumbait. Ajo është mbyllur menjëherë pasi është dëshmuar se më pak njerëz kanë vdekur sesa që ishte pritur.
Dihet që coronavirusi godet më rëndë të moshuarit: mbi 80 për qind e të gjitha rasteve të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, janë njerëzit më të vjetër se 65-vjeç.
Në mbarë Afrikën dhe pjesën e madhe të Azisë, popullata është e re. Lindin shumë fëmijë, kurse problemet tjera shëndetësore shpesh mbysin njerëz para se të arrijnë moshën e pleqërisë. Në Afrikën subsahariane, vetëm tre për qind e popullatës është mbi 65-vjeç. Në Pakistan, 4 për qind, kurse në Shtetet e Bashkuara kjo shifër arrin në 16 për qind e në Bashkimin Evropian në 20.
Një faktor tjetër interesant: shtëpitë e pleqve nëpër të cilat shpesh ka depërtuar virusi me pasoja vdekjeprurëse, e shumë më të shpeshta janë rastet në vendet perëndimore, por në vendet tjera jeta është ndryshe në familje me traditë ku fëmijët e rritur brengosen më shumë për prindërit.
Por, sërish duket se plakja e popullatës nuk është përgjigja e vetme e kësaj enigme.
Jeta e përditshme kryesisht zhvillohet jashtë në vendet e varfra afrikane, kurse hapësira për jetë është e ajrosur pasi që dritaret shumicën e kohës janë të hapura. Dihet që COVID-19 më lehtë bartet në hapësirat e mbyllura që shumë rrallë herë ajrosen.
Shumë shkencëtarë konsiderojnë, se një përgjigje e rëndësishme qëndron të fakti që imuniteti nuk është kudo i njëjtë. Nëse më herët coronaviruset janë përhapur në disa vende, imuniteti i njerëzve në ato vende ndoshta ka qenë më mirë i përgatitur për COVID-19.
“Ekzistojnë shumë dëshmi, por ende nuk kemi përgjigje përfundimtare”, ka deklaruar Salim Abdl Karum, epidemiolog jugafrikan.
Në të njëjtën mënyrë mendon edhe ekipi i shkencëtarëve indianë, që pretendojnë se përqindja e vdekjes është me ulët në vendet ku popullata e gjerë i është ekspozuar spektrit të gjerë të mikrobeve, shkruan BBC.
Pjesa e madhe e rasteve asimptomatikëve në Indi përputhen me këtë hipotezë, ka thënë për Financial Times, dr. Gagandeep Kang, virolog nga Vellorea.
E nëse kjo hipotezë është e saktë, do të mund të ndihmonte në shpjegimin e përqindjes së ultë të vdekjes në Afrikë dhe Azi sesa në Amerikën Latine.
Ruanda për shembull në mënyrë të shpejtë dhe agresive vendosi masat e distancës sociale, bartjen e maskave dhe gjurmimin e rasteve të kontaktit e testimet masive. Ngjashëm kanë vepruar edhe disa vende aziatike. Gana, Vietnami dhe vendet e tjera kanë vënë masat kufizuese për të gjithë ata që kanë hyrë në këtë vend. Konsorciumi i vendeve afrikane ka bashkëpunuar në shpërndarjen e maskave mbrojtëse dhe testeve të shpejta.
“Afrika shumë gjëra i bënë siç duhet, e pjesa tjetër e botës jo”, ka thënë Gale Smith, ish-zyrtare gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Barack Obama.
Megjithatë, duket se kjo nuk është arsyeja kryesore për numrin relativisht të vogël të vdekurve nga COVID-19. Disa vende aziatike dhe afrikane, përfshirë Indinë, kanë strategji të ndryshme në luftën kundër coronavirusit, siç edhe është rasti në SHBA dhe Evropë.
Qindra mijëra njerëz në mbarë Afrikën dhe Azinë kanë vdekur nga kjo sëmundje e tmerrshme, por shumë akoma jetojnë pikërisht për këtë arsye që të njëjtën kohë janë është e pashpjegueshme dhe e çuditshme.