Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, se në 24 orët e fundit janë kryer 1,258 teste dhe janë regjistruar 284 raste të reja me KOVID-19 në:
Shkup – 152, Kavadar – 29, Prilep – 21, Koçanë – 17, Shtip – 10, Negotinë – 7, nga 6 në Kumanovë dhe Ohër, nga 5 në Tetovë dhe Gjevgjeli, Demir Kapi – 4, nga 3 në Gostivar dhe Strumicë, nga 2 në Veles, Strugë, Shën Nikollë dhe Berovë, nga një në Kërçovë, Kriva Pallankë, Dibër, Dellçevë, Probishtip, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë.
Gjithsej janë raportuar 21 jetë të humbura, të moshës 52-93 vjeç: 8 pacientë nga Shkupi, nga dy në Prilep dhe Ohër dhe nga një viktimë në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Strumicë, Strugë, Koçanë, Negotinë, Gjevgjeli dhe Probishtip. Të gjithë pacientët ndërruan jetë në spital./TetovaNews