Në Gjorçe Petrov, është s u l m u a r i biri i ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepit i cili është edhe nëpunës policor.
Rastin për TV21 e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq shtojnë se ai ka qenë në veturë derisa është s u l m u a r nga një veturë tjetër.
“Rreth orës 16:40, është d e n o n c u a r se në Shkup, te rreth rrotullimi në lagjen Gjorçe Petrov te kisha “Shën Petar Pavlle”, person me veturë “Gollf” ka gj u a j t u r drejt veturës “Mercedes” në të cilin ka qenë nëpunësi policor Z.R.”, thonë nga MPB-ja, transmeton TV21.
Sipas informacioneve të para, thuhet se i biri i Sulejman Rexhepit ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për t’i dhënë ndihmë.
Nga MPB-ja njoftojnë se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./TV21